Maqedoni
Ndarja e çmimeve për gazetari, "Gjaku i pistë”, storja më e mirë hulumtuese
21.03.2023 15:02
Ekipi i gazetarëve Sashka Cvetkovska, Elena Mitrevska dhe Maja Jovanovska nga gazetaria hulumtuese (IRL)...

Ekipi i gazetarëve Sashka Cvetkovska, Elena Mitrevska dhe Maja Jovanovska nga gazetaria hulumtuese (IRL) mori çmimin për storjen më të mirë hulumtuese në konkursin e sivjetmë për çmimet e gazetarisë "Nikola Mladenov 2022", për tregimin "Gjaku i pistë", i transmetuar në MTV1 dhe në ueb - faqen e internetit të IRL. Historia zbulon të dhëna shqetësuese për mënyrën se si pacientët janë trajtuar në një nga spitalet private në vend gjatë pandemisë Covid-19.
“Kjo pjesë ishte shumë e rëndë për t’u treguar dhe për t’u realizuar, por qytetarët ishin të gatshëm për të bashkëpunuar me ne.”, - theksoi Sashka Cvetkovska.
Gazetarja Kristina Atovska mori çmimin për produktin më inovativ gazetaresk për reportazhin e saj nga lufta në Ukrainë me temë "Si duket jeta në llogoret në vijën e parë të zjarrit". Këtu tregon jetën e qytetarëve në Ukrainë, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara.
“Nesër mbas 5 viteve ose më shumë viteve do të vjen një tjetër me dëshirë të madhe për të punuar në gazetari dhe do të përballet me këtë shoqëri që do të thonë nuk mundet. Por, nesër gazetaret e rinj do të kenë shembull dhe nuk është gjithçka e pamundur.”, - u shpreh Kristina Atovska.
Fotoreporterja Arbnora Memeti mori çmimin për fotografinë më të mirë të reporterit për fotografinë “Rreshjet” nga substancat kancerogjene në Tetovë, të publikuar në ueb faqen e “Deutsche Welle”. Fotografia ilustron qartë dhe saktë problemin e ajrit jashtëzakonisht të ndotur në Tetovë.
“Kjo fotografi është bëtë vitin e kaluar kur Tetovën e kaploi një katastrofë ekologjike ku 14 orë ka pasur reshje të këtij lloji kancerogjen nga një fabrikë që është djegur në hyrje të Tetovës.”, - theksoi fotoreporterja, Arbnora Memeti.
Çmimet për tregimin më të mirë hulumtues Instituti Maqedonas i Mediave i jep tradicionalisht që nga viti 2001, ndërsa që nga viti 2013 çmimi mban emrin e gazetarit dhe pronarit të “Focus”, Nikolla Mlladenov.
REJHANE BUSHI METAJ
