Maqedoni

Gjykimi për spitalin modular në Tetovë vazhdoi me dëshmitë e ekspertëve dhe infermierëve

21.03.2023 15:30

Kanë mbetur edhe dy seanca deri në përfundim dhe marrjen e vendimit të fundit nga Gjykata e Tetovës...

Kanë mbetur edhe dy seanca deri në përfundim dhe marrjen e vendimit të fundit nga Gjykata e Tetovës për rastin e zjarrit në spitalit modular në Tetovë. Këtë sot e bënë të ditur nga Gjykata e Tetovës pas përfundimit të seancës së dhjetë, ku sot dëshmuan katër dëshmitar edhe atë dy ekspertë nga Fakulteti Elektronik në Shkup dhe dy motra medicinale.
 
Edhe pse në seancën e kaluar sipas dëshmitarëve shkaku ka qenë instalimi i rrymës, por ekspertët nga Fakulteti elektronik në Shkup, Vllatko Stoilkov, Vladimir Dimçev kanë theksuar se kanë analizuar nëse instalimi i rrymës në spitalin modular ka qenë në përputhje me standardet, por thanë ka qenë e pamundur që kjo të konstatohet për shkak të djegies. Por, thanë se kanë parë instalimin në spitalin modular të Gostivarit dhe të Kavadarit, ku thanë se instalimi i brendshëm elektrik ka qenë sipas rregullores.
 
Njëra nga dëshmitaret nga motrat medicinale tha se ka pasur aparat kundër zjarrit dhe se në hyrje ka shkruar se ndalohet hyrja, por sipas saj nuk e dinë se sa kanë qenë, një aparat kundër zjarrit apo disa. Ndërsa dëshmitarja tjetër motra medicinave, Fluturije Islami,e cila në rastin e zjarrit nuk ka qenë në modular kur ka shpërthyer zjarri, por tha se angazhimi i madhe në punë nuk u ka shkuar mendja të shohin a ka apo jo aparat kundër fikjes së zjarrit.
 
“Kemi qenë të zënë me punë sa që nuk e kemi parë a ka aparate kundër zjarrit. Nuk na ka shkuar mendja të shohim. Mendoj se kishte në dhomën ku qëndronim ne si staf mjekësor. Në derën kryesore ka pasur shenjë për ndalim të hyrjes. Në derën e hyrjes ka pasur çelës. Gjatë ndërrimit, përgjegjës kanë qenë motrat dhe doktorët.”. 
 
Seanca e radhës do të mbahet  me 6 prill dhe pritet të dëshmojnë edhe katër dëshmitarë të propozuar nga pala mbrojtëse. Të akuzuar janë ish-drejtorët, Florin Besimi, Artan Etemi, mjeku Boban Vuceski, si dhe Spitali Klinik i Tetovës si person juridik.
 
VISAR SADIKU