Maqedoni
Kundër një shkupjani janë ngritur 128 padi penale
10.02.2015 13:45
SPB-Shkup në Prokurorinë Publike Themelore kompetente ka ngritur padi kundër personave N.GJ. (35), S.G. (32) dhe A.A. (23) të gjithë nga Shkupi, të akuzuar se kanë kryer disa vepra penale...

MPB-ja sot kumtoi se N.GJ. ka kryer tre vjedhje dhe atë një të rëndë dhe dy vepra penale "marrje të automjetit". I padituri S.G. ka kryer vepra penale "vjedhje të rëndë" dhe "fshehje". Pastaj ata kanë marrë pronë kundër ligjore prej rreth 426.390 denarëve. Nga ana e Gjykatësit në procedurën paraprake të paditurit të parë N.GJ. i është përcaktuar masë paraburgim me kohëzgjatje prej tetë ditëve.
Veprën e parë penale të akuzuarit N.GJ. dhe S.G e kanë kryer në butik në rajonin e Qendrës në atë mënyrë që në orët e vona të natës me ndihmën e darëve për prerje të armaturës i padituri i parë ka prerë drynin me të cilin në plotësim është siguruar dera ndihmëse e butikut. Pastaj një pjesë nga malli i vjedhur i padituri i parë për një shumë të caktuar ia ka dhënë të paditurit të tretë A.A. ndërsa një pjesë ka mbajtur për vete me qëllim që ti shes më vonë.
Veprën penale "marrje të automjetit", kumtoi MPB N.GJ, ka kryer njëherë në orët e natës, ndërsa të dytën gjatë ditës, në rajonin e Karposhit dhe të Aerodromit në atë mënyrë ku në rastin e parë pasi ka vërejtur se dera e automjetit nuk ka qenë e mbyllur, ka hyrë brenda dhe me kabllot për kontakt e ka ndezur automjetin. Vepra e dytë penale është kryer në atë mënyrë që kur ka parë se automjeti është i hapur dhe çelësat janë në vend ka shfrytëzuar mungesën e pronarit, ka hyrë në automjet dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në të dy rastet pas disa kilometrave të bëra automjetet i ka lënë në vendparkime.
Në bazë të urdhrit nga gjykata, dje nëpunësit policor nga Reparti për delikte të pronës kanë kryer bastisje në shtëpinë e të akuzuarit A.A. me ç’rast janë gjetur pjesë nga mjetet e vjedhura dhe u janë kryer personave të dëmtuar.
Kundër N.GJ. kanë ngritur gjithsej 127 akuza penale prej të cilëve 122 janë parashtruar nga ana e SPB-Shkup, ndërsa të tjerët nga ana e SPB-Ohër dhe SPB-Veles për vepra të kryera penale nga fusha e delikteve pronësore.
Kundër të akuzuarit të dytë S.G. janë ngritur 12 akuza penale prej të cilëve 11 janë dërguar nga SPB-Shkup dhe një nga SPB-Manastir për vepra të kryera penale nga fusha e delikteve pronësore dhe vepra penale kundër rendit publik, ndërsa sipas krim evidencës së MPB-së për të paraqiturin e tretë A.A. nga ana e SPB -Shkup është ngritur akuzë penale nga fusha e veprave penale kundër jetës dhe trupit dhe vepër penale kundër lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit./mia
