Maqedoni

Kozle, testohen fëmijët e dyshuar për tuberkuloz

21.03.2023 18:16

Fëmijët e të gjitha moshave presin me padurim të hyjnë në klinikën modulare për kontrolle...

Fëmijët e të gjitha moshave presin me padurim të hyjnë në klinikën modulare për kontrolle. Pas ekzaminimit dhe analizës, mjekët do të përcaktojnë nëse kanë apo jo tuberkuloz. Ata janë anëtarë të shumë familjeve të vendosur në strehimoren në Vizbeg, të cilët u detyruan të vinin për testim në Kozle, për shkak se kishin kontakt me një të sëmurë.
 
Në grupin e parë, shumica e fëmijëve kishin dokumentacion të rregullt se kishin marrë një vaksinë që në lindje dhe me këtë rreziku i infektimit me tuberkuloz u ul.
 
“Grupi i dytë aktualisht po kalon një përpunim diagnostik, nuk mund të them më shumë, por mund të them se është një pjesë e madhe e personave të vaksinuar, gjë që ul rrezikun e komplikacioneve të tjera, por ende duhen hetuar. Pra, ai grup është në këtë moment dhe ne kemi një grup tjetër që do të jetë i fundit që do të vijë nga ajo strehimore diku të martën.”, - deklaroi mjekja në Spitalin e fëmijëve "Kozle", Julija Ivanovska. 
 
Alergjitë sezonale, shkaktar për stërmbushjen e ambulancave
 
Mjekja Ivanovska thotë se pacientët të cilët kanë nevojë të vijnë në Termi im ose në ambulancat e nën kujdestarisë, kurse kontrollet e pacientëve të dyshuar për tuberkuloz bëhen në ambulancën modulare. Alergjitë sezonale, përveç infeksioneve bakteriale-virale, janë arsyeja që prindërit i çojnë fëmijët te mjeku.
 
“Fëmijët vijnë me simptoma akute, temperaturë, kollitje, disa kanë bronkit, infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, kjo është një pjesë e përditshmërisë sonë dhe disa patologji me të cilat punojmë. Me faktin se trendi i asaj përqindje të infeksioneve është në vazhdimësi, sepse shumë prej tyre vijnë nga kolektivi, nga shkolla, le të themi fëmijë që vijnë nga kontakte me infeksione të mundshme, por normalisht ka edhe fëmijë që kanë probleme alergjike.”, - theksoi mjekja në Spitalin e fëmijëve "Kozle", Julija Ivanovska. 
 
Pesëdhjetë fëmijë po i nënshtrohen trajtimit spitalor, por ka nga ata që kanë nevojë edhe për mbështetje oksigjeni.
 
SEDAT SELIMI