Maqedoni
Dita e Frankofonisë, Kuvendi organizoi debat për të rinjtë
21.03.2023 18:34
Në kuadër të muajit të Frankofonisë, kuvendi organizoi punëtori me të rinjtë...

Në kuadër të muajit të Frankofonisë, kuvendi organizoi punëtori me të rinjtë, ku u zhvilluan tema mbi përdorimin e internetit dhe lajmet e rreme. Akoma duhet të punohet në përparimin e kapaciteteve të të rinjve, në mënyrë që ata t’i dallojnë dezinformatat, burimet si dhe profesionalizimin e mediave, u tha në debat.
Frankofonia do të thotë vlera, të drejta të njeriut, paqe, demokraci dhe përgjegjësi për t’i mbrojtur dhe përparuar këto atribute, tha ambasadori francez, Siril Bomgartner.
“Pikërisht këto vlera RMV i mbrojti duke organizuar samit para disa ditëve në Ohër nën kryesinë e BE-së ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ku u arrit një përparim i caktuar për stabilizimin e rajonit në Ballkanin perëndimor. Ne evropianët jemi këtu dhe do të jetojmë së bashku me një union më të fuqishëm.”, - deklaroi ambasadori i Francës, Siril Bomgartner.
Edhe kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi, ndan të njëjtin mendim.
“Ne si vend konfirmojmë edhe njëherë sa duam dhe sa jemi të gatshëm të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane dhe kulturave. Gjuhët dhe kulturat janë pjesë e pasurisë dhe trashëgimisë së përbashkët botërore dhe të gjithë ne kemi përgjegjësi ta kultivojmë dhe zhvillojmë.”, - theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Organizata e Frankofonisë numëron 89 vende, përfshirë edhe vendin tonë, e cila është anëtarësuar nga viti 2006.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
