Ekonomi
G-20: Nafta më e lirë mundëson rishqyrtim të politikave buxhetore
10.02.2015 14:27
Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G-20 konsiderojnë se ulja e çmimeve të naftës do t'u mundësojë shteteve të tyre...

Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G-20 konsiderojnë se ulja e çmimeve të naftës do t'u mundësojë shteteve të tyre që t'i rishqyrtojnë politikat buxhetore, theksohet në projekt-deklaratën që duhet të miratohet në takimin e sotëm në Stamboll.
Ulja drastike e çmimeve të naftës do t'i japë nxitje të caktuar rritjes së ekonomisë botërore, por me pasoja të ndryshme për disa vende.
Në mënyrë speciale, ulja e çmimit do ta rrisë fuqinë blerëse të vendeve importuese dhe do të kryejë presion për zvogëlimin e inflacionit, madje përkohësisht, thuhet në dokumentin, i cili duhet të miratohet në takimin e sotëm të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore.
Në dokument, gjithashtu është theksuar edhe se vendet e G-20 do ta përforcojnë bashkëpunimin në luftën me financimin e terrorizmit.
Pjesëmarrësit në takimin e vendeve më të pasura u bëjnë thirrje të gjitha vendeve që ta shpejtojnë procesin e harmonizimit të ligjeve të tyre me norma ndërkombëtare, veçanërisht në sferën e këmbimit të informacioneve dhe ngritjes së llogarive të terroristëve./mia