Maqedoni

Parashikimi i motit

22.03.2023 09:04

Ditën e sotme, orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash...

Ditën e sotme, orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore duke krijuar mundësi për momente me pika shiu. Ndërsa në orët e mesditës do të kemi mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime. Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët të ketë kalime të pakta vranësirash.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 18°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me erë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16°C.