Botë
Europol ndihmoi në mbylljen e fabrikës ilegale për cigare në Hungari
10.02.2015 14:32
Një fabrikë e madhe ilegale në afërsi të Budapestit është mbyllur në aksionin e zbatuar nga shërbimi tatimor dhe dogana hungareze si dhe nga Europoli...

Në aksion janë arrestuar nëntë bullgarë, të cilët kanë qenë anëtarë të një grupi të organizuar kriminal dhe kanë qenë pronarë të fabrikës.
Autoritetet hungareze e kanë konfiskuar pajisjen e plotë për prodhimin e cigareve, 22 tonëve duhan dhe 2,3 milionë cigareve.
Sasia e konfiskuar e duhanit është e mjaftueshme për prodhimin e 1,5 milionë kutive me cigare.
Vjedhja e mallit për momentin është prioritet i forcave evropiane policore, thekson Evropol në kumtesën e saj./mia
