Maqedoni

Përgatitjet për muajin e shenjtë të Ramazanit, qytetarët: Ky vit më i rëndi, çmimet ekstrem të larta

22.03.2023 13:42

Muaji i Ramazanit fillon ditën e enjte, por shumë besimtarë myslimanë të anketuar nga TVM2...

Muaji i Ramazanit fillon ditën e enjte, por shumë besimtarë myslimanë të anketuar nga TVM2 kanë filluar me  përgatitjet e fundit për këtë muaj. Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se janë furnizuar me gjërat elementare ushqimore, por ata shprehen se  janë të detyruar të heqin dorë nga shumë ushqime, sepse çmimet janë ekstrem të larta, posaçërisht atyre bazë dhe këtë vit do ta kenë shumë më rëndë. 
 
“Po sigurisht jemi përgatit. Çmimet janë shumë të larta, vitin e kaluar kanë qenë më lirë, tani 150 denarë është bërë 1 kg speca.”, - tha një qytetar. 
 
“Çmimet janë të rritura edhe më herët, para se të fillon muaji i shenjtë i Ramazanit,  e dimë se për çka. Nuk ka ndonjë dallim nga dita e djeshme deri më sot, edhe pse nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit.”, - tha një qytetar tjetër. 
 
“Kemi marrë mish, por edhe ata shtrenjtë, me këtë standard problem. Jemi furnizuar me gjërat elementare.”, - u shpreh një qytetar. 
 
“Kemi blerë gjërat elementare, vaj, sheqer, kripë, ato që duhen për çdo ditë. Ka lëvizje të çmimeve, 200% janë rritur, nga 50 denarë tani 150 denarë e ke një shishe vaj. Sivjet është gjendje alarmante, populli nuk ka krizë e madhe.”, - u shpreh një qytetar tjetër. 
 
“Jemi bërë gati. Jemi furnizuar me mish të pulës më shumë, vitin e kaluar ndryshe, këtë vit ndryshe. Asnjëherë nuk do ta kemi lehtë vetëm zor e më zor.”, - tha një qytetar. 
 
Muaji i Ramazanit përfundon më 20 prill, ndërsa më 21 prill besimtarët mysliman festojnë festën e Fitër Bajramit. 
 
REJHANE BUSHI METAJ