Maqedoni
Zbulohet tunel në burgun e Idrizovës, prokuroria po heton rastin dhe të involvuarit
22.03.2023 15:04
Pas zbulimit të tunelit me gjatësi prej 40 metra në burgun e Idrizovës, i cili do të përdorej për arratisje të organizuar...

Pas zbulimit të tunelit me gjatësi prej 40 metra në burgun e Idrizovës, i cili do të përdorej për arratisje të organizuar, Prokuroria themelore publike ka hapur lëndë për të hetuar rastin. Theksojnë se sipas detyrës zyrtarë kanë inspektuar vendin e ngjarjes dhe procedura është në vijim."Prokurori kujdestar nga Prokuroria themelore publike në Shkup, ka kryer inspektimin në SH.P.N. "Idrizovë"-Shkup. Në këtë lëndë po merren masa dhe kontrolle për shqyrtimin e rrethanave.".
Nga Drejtoria për zbatimin e sanksioneve vlerësojnë se përveç ndërrimit të drejtorit të burgut në "Idrizovë" presin që hetimi të zgjerohet edhe tek të punësuarit e tjerë.
“Supozoj se organet e hetimit do të vazhdojnë me hetimet dhe marrjet në pyetje deri në gjetjen e përgjegjësisë. Nga njohuritë e para që kam unë, kjo është realizuar përmes vendit të plehrave apo në rrethinë. Nëse dikush qëllimisht e ka lënë që në atë pjesë të mos ketë mbikëqyrje, ajo do të kisha dashur ta vërtetohet. Kush ka menaxhuar me sigurimin në atë pjesë që të mund të shihet nëse ka përgjegjësi tek dikush.”, - deklaroi drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Jovica Stojanoviq.
Ministria e Brendshme së bashku me Prokurorinë publike marrin masa plotësuese për zbardhjen e rastit. Sipas MPB-se grupi që planifikonte arratisjen përbëhej prej më së paku 8 persona të dënuar për vepra të rënda penale dhe dënime prej 10 deri në burg të përjetshëm.
“Është vërtetuar ekzistimi i një tuneli të gropuar në gjatësi prej 40 metrave në një objekt, i cili është shfrytëzuar për asgjësimin e qymyrit. Në tunelin janë gjetur disa shporta plastike në të cilat janë lidhur litarë, të cilët janë përdorur për nxjerrjen e dheut të gërmuar dhe një kabllo elektrike me një llambë që është përdorur për ndriçimin e tunelit.”, - theksoi Toni Angelovski nga MPB-ja.
Pas ndërrimit të drejtorit të burgut të Idrizovës, Shpend Tahiri nga radhët e Alternativës, reagojnë nga kjo parti. Sipas tyre ai ka qenë shumë i suksesshëm në punë dhe të thuhet se është shkarkuar si ndëshkim është mosmirënjohëse.
"Falë menaxhimit të ndërgjegjshëm të institucionit të burgut nga drejtori Shpend Tahiri, janë zbuluar, janë penguar dhe janë ndëshkuar pa fund përpjekje për të ikur, për të futur narkotikë në burg, ndërsa zbulimi i tunelit është vula e suksesit të tij.", thuhet në reagimin e Alternativës.
FLORIJE BELULI KAMBERI
