Maqedoni

Radio “Shkupi”, dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

22.03.2023 15:26

Me rastin e ditës botërorë të Sindromit Down dhe njëkohësisht në prag të muajit të shenjtë të ramazanit...

Me rastin e ditës botërorë të Sindromit Down dhe njëkohësisht në prag të muajit të shenjtë të ramazanit, Radio “Shkupi” në bashkëpunim me qendrën psikologjike, defektologjike dhe logopedike “Savant” organizoi aktivitet, ku fëmijëve me nevoja të veçanta iu dhuruan dhurata libra. 
 
“Ata që na bëjnë ta kuptojmë jetën ndryshe, por njëkohësisht ta kuptojmë ashtu siç na fali zoti, ashtu me ngjyrat e veta jetën dhe universin. Sot ishte kënaqësi që radio “Shkupi” t’u ndan nga një dhuratë libër që janë me zëra të ndryshëm për ta kuptuar dhe për ta hapur botën reale ashtu siç është.”, - theksoi kryeredaktorja e radio “Shkupit”, Valbona Zunce Pajaziti.
 
Nga qendra psikologjike, defektologjike dhe logopedike “Savant” thonë se me punë dhe përkushtim që në fazë të hershme, fëmijët me nevoja të veçanta mund të zhvillohen dhe aftësohen në jetë në profesione të ndryshme.
 
“Tek të gjithë fëmijët nuk d.m.th. që preken të gjitha fushat e zhvillimit, por ka shumë fusha të cilët kanë edhe zhvillim të avancuar, janë më të avancuar, prandaj edhe ne shpresojmë që të zhvillojmë pikërisht ato fusha të zhvillimit me të cilët ata fëmijë mund të arrijnë dhe të pavarësohen në jetë, por edhe të aftësohen për profesione të ndryshme në të cilën mund të arrijnë.”, - u shpreh drejtuesja e qendrës “Savant”, Hatixhe Sefa.
 
“Aplikojmë terapi të ndryshme duke filluar nga terapitë kryesore që është ABA terapia, terapia e aplikuar e sjelljes. Kjo terapi ka sjellë goxha përmirësim, si në sjelljen, si në korrigjimin e sjelljes, si në motorikën globale, sepse në bazë të vlerësimit që e bëjmë, orientojmë dhe bëjmë një plan të caktuar i cili fokusohet pikërisht në terapinë ABA e cila është një terapi fikse që aplikohet pikërisht me fëmijët me autizëm, sindromin daun, paralizë celebrale dhe jo vetëm.”, - deklaroi psikologia klinike në qendrën “Savant”, Ledia Habilaj.
 
Këtë aktivitet e ka  përkrahur Myftinia e Shkupit, Forumi Rinor Islam dhe shtëpia botuese “Albas” e cila funksionon në tri qendra Kosovë, Shqipëri dhe RMV.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI