Maqedoni

Dëme materiale nga përmbytjet edhe në të mbjellat bujqësore

10.02.2015 14:52

Shirat intensive dhe dalja nga shtrati e lumenjve kontribuon që një numër i madh i shtëpive dhe zonave bujqësore të përmbyten...

Një pjesë e madhe e të mirave materiale janë dëmtuar, teksa qytetarët e këtyre vendeve humbën gati të gjitha gjërat që posedonin.
 
Një pjesë e madhe e të mbjellave mbeten nën ujë, prandaj kjo pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të grurit, si dhe rritjen e çmimeve të prodhimeve të tjera.
 
Gjendja në vendet e përmbytura dalëngadalë po stabilizohet, ndërsa qytetarët nga komuna të ndryshme vazhdojnë të dërgojnë ndihma humanitare me ujë të pijshëm dhe mjete për dezinfektim, për viktimat nga përmbytjet.
 
Ndërkohë, është rikthyer moti i acartë në vendin tonë me temperatura të ulëta, që priten të arrijnë deri në minus 7 gradë celsius në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore temperaturat do të bien deri më minus 15 gradë celsius.
 
Po ashtu, reshje të borës pritet të ketë në rajonin e Pollogut dhe në të gjithë rajonin e Maqedonisë Perëndimore.
 
ERSAN PAJAZITI