Maqedoni
Integrimet, Geer: Urgjent qasuni reformave gjyqësore
22.03.2023 16:10
Arritja e strategjisë për integrim në BE kalon nëpërmjet realizimit të reformave dhe këtu duhet punuar intensivisht...

Arritja e strategjisë për integrim në BE kalon nëpërmjet realizimit të reformave dhe këtu duhet punuar intensivisht, thotë euroambasadori, Dejvid Gir, i cili veçon pjesën e gjyqësorit, e që sipas tij, kjo fushë duhet të funksionojë i pavarur dhe pa presion. Ndërkohë, përkujton se qasja ndaj BE-së duhet të jetë proces që fiton pajtueshmërinë e të gjitha partive politike.
“Është shënuar përparim në disa fusha dhe institucione, janë avancuar, por ju inkurajojmë për progres më të madh. E them atë që e di secili qytetar se ka shumë dobësi me të cilat duhet të ballafaqoheni urgjent. Reformat në sundimin e së drejtës, përfshirë edhe gjyqësorin janë proces në vazhdim dhe nevojiten hap i ri për të pasur përparim të mëtutjeshëm. Ne do të vazhdojmë t’ju ofrojmë ndihmë teknike dhe financiare në proces, por përgjegjësitë për reforma janë obligim i autoriteteve, por edhe i gjyqësorit, në mënyrë që këtë gjyqësor të pavarur dhe profesional, në të cilin opinion ka besim.”, - deklaroi euroambasadori, David Geer.
Mariçiq për ndryshimet kushtetuese: Patjetër të bashkohemi rreth strategjisë
Për kryenegociatorin Bojan Mariçiq, ndryshimet kushtetuese janë kusht i brendshëm që duhet plotësuar, ndërsa qeveria do të vazhdojë t’i ftojë vazhdimisht partitë politike për bisedime.
“Përgjegjësinë e mban secila parti politike, secili politikan, por unë jam i bindur se edhe në VMRO-DPMNE ka njerëz që e kuptojnë këtë shumë mirë dhe nuk do të lejojnë të jenë peng i ndonjë politike antievropiane. Ne nuk e hapim këtë proces vetëm se është në interes të qeverisë apo të ndonjë politikani, por sepse ky proces është në interes të qytetarëve dhe ne duhet ta kompletojmë bashkërisht.”, - theksoi kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq.
Duhet shfrytëzuar kjo dritare e mundësisë dhe t’i shpijmë qytetarët në një jetë më të mirë, përfundoi Mariçiq.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
