Maqedoni

Granti i BE-së, 70 milionë euro për një impant për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup

22.03.2023 16:54

Ujë me cilësi të lartë dhe të trajtuar sipas standardeve evropiane do të sigurohet nga impanti për trajtim në Shkup...

Ujë me cilësi të lartë dhe të trajtuar sipas standardeve evropiane do të sigurohet nga impanti për trajtim në Shkup, do të ndërtohet më një grand ngaa BE-ja në vlerë prej 70 milion eurove. Sipas njoftimit, projekti do të sigurojë kushte më të mira të jetesës për rreth gjysmë milion qytetarë të Shkupit.
 
“Qëllimi i projektit është të japë një kontribut të rëndësishëm dhe të matshëm në përmirësimin e mjedisit urban të qytetit të Shkupit dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për trajtimin e ujërave të zeza, gjegjësisht rritjen e efikasitetit në trajtimin e ujërave të zeza,  pastrimin dhe eliminimin e llumit dhe në këtë mënyrë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.”, - deklaroi ministrja e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Kaja Shukova. 
 
Impanti (stacioni) do të zvogëlojë gjithashtu edhe rrjedhjet e ujërave, kështu që 70% e ujit të papërdorur mund të përdoret, gjë që është e një rëndësie thelbësore në periudhën e ndryshimeve klimatike dhe shtimit të popullsisë urbane. Projekti do të zbatohet nga qyteti i Shkupit dhe NP Ujësjellës dhe Kanalizim, ndërsa në ditët në vijim do të nënshkruhen kontratat me ta për ndërtim dhe mbikëqyrje.
 
“Ne do të kemi pastrimin e mbi 90% të ujërave të zeza urbane në qytetin e Shkupit dhe nga ana tjetër, sepse plotësohet me të gjitha gjërat e tjera që kemi bërë si projekte në këto pak vite.”, - theksoi kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
 
Bëhet fjalë për një projekt ekologjik me rëndësi të madhe për banorët e Shkupit.
 
“Ky është granti më i madh investues për RMV-në në kuadër të kornizës së investimeve për Ballkanin Perëndimor. Këtu ka shumë ujë dhe duhet të kujdesemi mirë për të, por edhe të sigurohemi që cilësia e pijes të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm.”, - u shpreh zëvendëskryetarja e Bankës Evropiane, Liliana Pavllova. 
 
Autoritetet vlerësuan se projekti është mbi të gjitha interesat politike në vend dhe imperativ nëse duam të jemi pjesë e familjes evropiane.
 
SEDAT SELIMI