Botë

Dita botërore e ujit, OKB: 10% e popullsisë në botë, vuajnë për ujë

22.03.2023 17:16

Dhjetë për qind e popullsisë globale aktualisht jetojnë në zona të thata....

Dhjetë për qind e popullsisë globale aktualisht jetojnë në zona të thata. Deri në 3.5 miliardë njerëz jetojnë me stresin e mungesës së ujit për më së paku një muaj në vit, njofton raporti i ri i OKB-së, në Ditën Ndërkombëtare të ujit. Uji është bazë për jetën dhe tregtia globale është e lidhur tërësisht me ujin, prandaj duhet ta kursejmë, u tha më këtë rast.
 
“Tregtia globale është e lidhur përmes ujit, kështu që ne tregtojmë 1.500 kilometra katrorë ujë çdo vit. Cikli global i ujit është një e mirë e përbashkët globale, ne thjesht nuk duam ta kuptojmë këtë sepse mendojmë se uji na përket vetëm neve. Por, askush nuk e ka problem të thotë se oqeani është një e mirë publike apo ajri.”, - theksoi zëvendëskryetari për aktivitete të ujit dhe klimës – OKB, Johannes Cullmann. 
 
“Dhjetë për qind e popullsisë globale aktualisht jeton në zona me stres të lartë, për shkak të  mungesës së ujit. Në raportin tonë e përmendëm se deri në 3.5 miliardë njerëz jetojnë në kushte të stresit ujor të paktën një muaj në vit.”, - u shpreh kryeredaktori i raportit të zhvillimit botëror të OKB-së (UNESKO), Richard Connor.
 
Sipas vlerësimeve deri në vitin 2025 dy të tretat e popullsisë botërore do të jenë të goditura me kërkesë të madhe për ujë. Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë mjaft të errëta. Në raportin e tyre theksohet se burimet e ujit do të zvogëlohen vazhdimisht për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, ndotjes dhe ndryshimeve të klimës. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU