Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, LSDM dhe VMRO – DPMNE me qëndrime të ndryshme
22.03.2023 17:38
LSDM thotë se ndryshimet kushtetuese janë të rëndësishme për të ardhmen evropiane...

LSDM thotë se ndryshimet kushtetuese janë të rëndësishme për të ardhmen evropiane dhe se si në të kaluarën edhe tani kjo çështje do të diskutohet me të gjitha partitë politike që kanë përfaqësues në parlament.
“Plani ynë është të përballemi, pra të paraqesim argumente, fakte se kjo është e rëndësishme dhe duhet ta bëjmë mirë për të vazhduar rrugën evropiane të vendit. Plani ynë është që të bisedojmë me të gjitha partitë politike. Besoj se nga sa po dëgjojmë tashmë nga një numër i madh partish politike, një numër i madh deputetësh, ajo që po thonë nëpër korridore është se do të marrin guxim dhe do të votojnë për ndryshimet kushtetuese.”, - deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.
Por, VMRO-DPMNE sërish doli me qëndrim se në rrethanat aktuale nuk do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese të cilat garantojnë procesin integrues të vendit. Nga kjo parti dyshojnë se madje edhe partneri i koalicionit qeveritar, BDI e ka të vështirë t’i bind disa deputetë të LSDM-së për të votuar ndryshimet kushtetuese.
“Grubi duhet të punojë në atë se nëse të gjithë deputetët e partisë së tij të dytë LSD, janë të gatshëm të votojnë për ndryshime kushtetuese. Ja dhe pyetja publike a kanë thënë tre deputetë nga njësia e parë dhe e dytë zgjedhore se nëse kjo është në tavolinë, ata nuk do të votojnë ? A kanë thënë 6 deputetë të LSD-së se ndryshimet kushtetuese dhe këtu do të citoj “janë gjëja më e keqe që mundet të bëjë kjo Qeveri.”, - theksoi zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.
Socialdemokratët thonë se rruga evropiane duhet të vazhdojë dhe vendi duhet të integrohet në BE, prandaj do të vazhdojnë negociatat.
SANIJE DURAKU
