Maqedoni
Shkollat e mesme me profesione shëndetësore nuk do të regjistrojnë nxënës
22.03.2023 18:00
Shkollat e mesme të shtetit që kanë profesion shëndetësor nuk do të mund të regjistrojnë më nxënës...

Shkollat e mesme të shtetit që kanë profesion shëndetësor nuk do të mund të regjistrojnë më nxënës të ç’rregullt. Ministria e Arsimit ka dërguar një letër për të pezulluar regjistrimin.
Vendimi është marrë në drejtim të mbrojtjes së interesave kombëtare dhe sipas një analize të situatës së tregut të punës. Deri më tani është bërë e mundur kryerja e arsimit të mesëm për infermierë, teknik farmaceutik dhe profile të tjera nga profesioni shëndetësor.
“Në të njëjtën kohë kemi pasur nxënës të regjistruar në drejtimet tjera dhe të njëjtit kanë qenë të regjistruar si nxënës të rregullt, por për shkak të mundësisë që të jenë të regjistruar Part-Time në drejtimin e shëndetësisë dhe me këtë të gjejnë mundës më të lehtë që të punësohen jashtë vendit. Pra, në të njëjtën kohë këto kanë nga dy shkolla të mesme, por mendoj se njëra nga arsyet dhe mënyra e realizimit, mësimdhënie praktike dhe koha e shkurtër e përfundimit, pikërisht për këto çështje është sjellë ai vendim që për momentin të pushohen.”, - deklaroi ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.
