Botë

Aksioni i policisë në Tiranë, arrestohen 20 shpërndarës droge

22.03.2023 18:20

Dy grupe kriminale që shpërndanin kokainë, heroinë dhe kanabis në shkollat e Tiranës...

Dy grupe kriminale që shpërndanin kokainë, heroinë dhe kanabis në shkollat e Tiranës u shkatërruan nga policia.
 
20 persona u arrestuan dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim, në mesin e tyre 3 vajza. Për 3 muaj me radhë, policia dhe prokuroria pretendojnë se dokumentuan me prova ligjore veprimtarinë e bandës.
 
“Gjatë operacionit u sekuestruan 2 kilogramë kokainë, doza heroinë e kanabisi, si dhe vlera monetare. Kokaina dhe heroina u gjet kryesisht nëpër lokalet e natës, por shitja e kanabisit ishte kthyer në “trend” pranë gjimnazeve dhe blerësit kryesor, janë nxënësit. Banditët e drogës përdornin mesazhe të koduara për të kryer shitjen dhe qarkullonin me automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e befasishme të policisë.”, - deklaroi drejtori i policisë në Tiranë, Tonin Vocaj. 
 
LULJETA NDOKA