Greg Popoviç deri te fitorja e 1000 historike

10.02.2015 15:23

Basketbollistët e San Antonios fituan Indianën me rezultatin 95:93, me çka trajnerit të tyre Greg Popoviç ia dhuruan fitoren e 1000 jubilare në karrierën e tij si trajner në NBA...

Kampionët aktual, në periudhën e katërt kishin dizavantazh edhe prej 14 pikësh, por në fund, fal pikëve të Marko Belinelit, të regjistruara 2.1 sekonda para mbylljes, erdhën deri te triumfi i 33-të sivjet. Popoviç, tani ka bilanc prej 100 fitore dhe 462 humbje, në 19 sezone të kaluara në NBA, të gjitha në bankinën e San Antonios.

Me paraqitjet e mira dhe fitoret vazhdon edhe Atllanta, skuadra me bilanc më të mirë në Konferencën e Lindjes. Hauksat, fitoren e re e regjistruan kundër Minesotës, duke e mposhtur kundërshtarin me 117:105. Më meritorët për këtë triumf të ri, ishin Keroll me 28 si dhe Horford me 26 pikë.

Nga takimet tjera të luajtura mbrëm në NBA, veçojmë fitoren e Golldën Stejtit kundër Filadelfisë si dhe ate të Majamit ndaj Nju Jorkut. (Mustafa Ademi, TVM2)