Maqedoni
Parashikimi i motit
23.03.2023 09:58
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në RMV...

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në RMV, duke bërë që gjatë orëve të para të ditës pothuajse i gjithë territori ynë të jetë në dominimin e motit të kthjellët. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime të lehta të vranësirave në të gjithë vendin tonë, por mundësit për reshje janë zero. Pritet që më të dukshme vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 21°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 2°C.
