Botë

Konflikti Rusi – Ukrainë, Samiti në Bruksel, ndërsa luftimet po nxehen

23.03.2023 11:55

Ndërsa luftimet janë ndezur në Ukrainë, një samit dy-ditor i liderëve evropianë për të rritur urgjentisht..

Ndërsa luftimet janë ndezur në Ukrainë, një samit dy-ditor i liderëve evropianë për të rritur urgjentisht prodhimin ushtarak dhe furnizimet me municion në Ukrainë fillon në Bruksel. 
 
Në takim merr pjesë edhe presidenti Zelenski përmes video-konferencës. Ndërkohë, Moska ka kërcënuar se me dërgimin e armëve perëndimore në Ukrainë, ata po i afrohen një apokalipsi bërthamor. Nëse Britania dorëzon granata me uranium të varfëruar, tha Putin, Rusia do të detyrohet të përgjigjet në përputhje me rrethanat. Në terren, Beteja e Bakhmudit vazhdon. Njësia “Wagner” pretendon se në vetëm 24 orë ka arritur të përparojë në të gjitha drejtimet dhe se aktualisht kontrollon 70 për qind të qytetit. 
 
Në një fjalim të natës, presidenti ukrainas, Zelensky, tha se ai do t'i përgjigjet të gjitha sulmeve ruse pasi të paktën nëntë persona u vranë nga një dron rus në rajonin e Kievit mbrëmë dhe pasi një ndërtesë banimi në qytetin e Zaporozhye u godit nga një raketë ruse. Kreu i agjencisë bërthamore, Grossi, tha se situata në termocentralin ukrainas "Zaporozhye" mbetet seriozisht e rrezikshme dhe përsëri u bëri thirrje të gjitha palëve të angazhohen për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e objektit.