Botë
Kalifornia jugore, reshje të mëdha shiu dhe tornado
23.03.2023 11:55
Gjendja e jashtëzakonshme vazhdon në Kaliforni për shkak të stuhive të forta që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha....

Gjendja e jashtëzakonshme vazhdon në Kaliforni për shkak të stuhive të forta që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha.
Shtëpitë, rrugët dhe tokat bujqësore mbetën nën ujë. Dhjetëra mijëra njerëz janë pa energji elektrike pas një serie të re shirash të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet për stuhi janë lëshuar në shumë zona. Një tornado u regjistrua edhe në pjesën jugore të shtetit federal që goditi Montebello, pak kilometra larg Los Anxhelosit.
