Botë

Shpërthim në një shkollë në Itali, plagosen dy nxënës

23.03.2023 12:48

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një shkollë të mesme të qytetit të Rovigos në Itali...

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një shkollë të mesme të qytetit të Rovigos në Itali, ku për pasojë dy nxënës mbetën të plagosur lehtë .
 
Ngjarja ndodhi në institutin profesional Ipsia, “Giuseppe Marchesini”, në një klasë multifunksionale,e cila më pas u përfshi dhe nga zjarri.
 
Në momentin e shpërthimit, klasa ishte bosh, teksa dy studentët e lënduar ishin në korridor.
 
E gjithë ndërtesa u evakuua dhe mësimi u ndërpre, ndërkohë që shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta.