Maqedoni

Banka popullore, nikoqire e Forumit vjetor të iniciativës së Vjenës

23.03.2023 14:12

Banka Popullore do të jetë nikoqire e Forumit vjetor të iniciativës së Vjenës...

Banka Popullore do të jetë nikoqire e Forumit vjetor të iniciativës së Vjenës, një nga ngjarjet më të mëdha në rajon në fushën e financave. Tema e panelit do të jenë politika monetare dhe fiskale në një botë me inflacion të lartë. Anita Angelovska-Bejoska, guvernatore e Bankës Kombëtare tha se inflacioni po vërehet në të gjitha vendet, por më shumë ndjehet tek vendet të cilat nuk janë pjesë e BE-së.   
 
“E ardhmja e dinamikës së inflacionit në disa shtete siç është vendi ynë do të varen nga tre faktorë, e para është ekzistimi i shokut të furnizimit, gjë e cila është jashtë kontrollit tonë. E dyta pjesa e ndjeshme e jona që kryesisht bazohet tek struktura e përshtypjeve tona dhe të cilat nuk do të ndryshojnë shumë shpejt, por një ditë ne patjetër duhet të ndryshojmë, sepse sinjalet e para i kemi parë në sektorin e energjetikës. E treta është rritja e kreditimit, e cila do ta ulë presionin në kohë të gjatë dhe këtu patjetër të kemi politika të qëndrueshme monetare.”, - deklaroi guvernatori i Bankës Kombëtare, Anita Angelovska-Bejoska. 
 
Ministri i financave, Fatmir Besimi, potencoi se periudha e dimrit ishte me shumë të panjohura, ndërsa gjatë verës mund të arrihet bilanci i planifikuar vjetor. 
 
“Pasiguria në ditët e sotme është e sigurt. Ne të gjithë ishim përgatitur për një dimër të rëndë, duke u bazuar në çmimet e energenseve dhe kjo na ka dhënë një hapësirë për vendosjen e një balansi në politikën fiskale, ndërsa tash po hymë në kohën e verës, ku harxhimet janë më të vogla dhe do ta arrijmë atë balansë, por akoma rritja ekonomike është më e vogël sesa ajo që e kishim planifikuar.”, - theksoi ministri i financave, Fatmir Besimi. 
 
Peter Kazhimir, guvernator i Bankës Kombëtare të Sllovakisë mes tjerash tha se Nisma e Vjenës synonte parandalimin e një krize bankare sistematike dhe shmangien e një zhvlerësimi masiv dhe të papritur të grupeve bankare në  Evropën Qendrore dhe Juglindore. 
 
“Kur jemi lajmëruar ne, sektori financiar ashtu siç kemi dëshmuar se gjatë viteve të kaluara është ballafaquar me probleme të ndryshme e të cilat kanë krijuar pengesa dhe vështirësi në leximin e sinjaleve në sektorin e financave në aneksuset kryesore të sektorin financiar dhe kjo është një gjë të cilët të gjithë së bashku duhet ta bëjmë.”, - u shpreh guvernatori i Bankës Kombëtare të Sllovakisë, Peter Kazhimir.
 
Iniciativa e Vjenës është një kornizë për mbrojtjen e stabilitetit financiar për rajonin e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Nisma u krijua gjatë valës së parë të krizës financiare globale në janar 2009. Në forumin dyditorë do të marrin pjesë mbi 80 përfaqësues, nga institucionet financiare ndërkombëtare, nga 14 vende evropiane. 
 
FITIM KRYEZIU