Maqedoni
Aggeler: Progresi antikorrupsion, jo i mjaftueshëm
23.03.2023 15:27
Pas raportit të fundit të Departamentit Amerikan sa i përket veprimeve korruptive në vend...

Pas raportit të fundit të Departamentit Amerikan sa i përket veprimeve korruptive në vend, ambasadorja e ShBA-ve, Angela Aggeler, theksoi se në RMV është i nevojshëm një lidership i fortë dhe i sinqertë në luftën kundër korrupsionit. Theksoi se investimet e shumta në luftën kundër korrupsionit, nuk kanë dhënë rezultate të adekuate. Qytetarët meritojnë të kenë institucione ku sundon ligji dhe drejtësia.
“Në RMV më shumë se kurrë na është e nevojshme një udhëheqje e fuqishme dhe e sinqertë për të luftuar korrupsionin dhe promovimin e udhëheqësisë së mirë .Është i nevojshëm ndryshim i madh në vullnetin politik. Progresi në antikorrupsion, nuk është i mjaftueshëm në RMV dhe në Ballkanin Perëndimor. Secili prej nesh duhet të jetë pjesë e këtij ndryshimi.”, - deklaroi ambasadorja e ShBA-ve, Angela Aggeler.
Grkovska: Jurisprudenca, unaza më e dobët
Zëvendëskryeministrja për politikë dhe qeverisje të mirë, Slavica Gërkovska, pret që ky të jetë paralajmërim i fundit dhe se secili institucion duhet ta kryejë detyrat e veta. Tha se në vazhdimësi krijojnë politika për të përmirësuar sistemin e jurisprudencës, si fusha më jorezistente ndaj korrupsionit.
“Unaza më e dobët është sistemi i jurisprudencës. Edhe nëse të gjitha institucionet tregojnë sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nëse ajo nuk ka ndonjë përfundim dhe nëse vazhdojmë të jemi dëshmitarë, të kemi marrëveshje me negocimin e fajësisë me kriminel, vetëm se dikush mund financiarisht ta blejë lirinë, mendoj se kështu edhe më tej do të vazhdojmë me derogimin e sistemit dhe devalvimin e shoqërisë dhe shtetit në tërësi.”, - theksoi zëvendëskryeministrja për politikë dhe qeverisje të mirë, Slavica Grkovska.
Gërkovska është nënshkruesja e parë e deklaratës për Forumin Rajonal të grave lidere për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion, me iniciativë të së cilës u formua ky rrjet.
FLORIJE BELULI KAMBERI
