Maqedoni

Shukova dhe Gërçarovska: Na duhet legjislacion gjithëpërfshirës si në BE

23.03.2023 16:29

Vendi ka nevojë për një kornizë ligjore gjithëpërfshirëse të dizajnuar në përputhje me legjislativin e BE-së...

Vendi ka nevojë për një kornizë ligjore gjithëpërfshirëse të dizajnuar në përputhje me legjislativin e BE-së që do të ofrojë një bazë solide ligjore për planifikim strategjik të politikave klimatike dhe energjetike me perspektivë deri në vitin 2050, theksoi ministrja e ambientit jetësorë, Kaja Shukova. Sipas saj ligjet për klimën në vendin tonë, janë të kufizuara dhe kanë shumë mospërputhje.
 
“Për momentin, nuk ekzistojnë masa të nevojshme rregullatore dhe struktura adekuate institucionale të nevojshme për të siguruar harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së për klimën, si dhe zbatimin e masave rregullatore. Legjislacioni ekzistues i klimës është i pamjaftueshëm dhe i kufizuar në qëllimin dhe objektivat e tij. Ka mospërputhje sidomos sa i përket transpozimit dhe zbatimit të mekanizmit për monitorim dhe raportim, i cili është obligim që të transpozohet.”, - deklaroi ministrja e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Kaja Shukova.
 
Teodora Obradoviç Gërnçarovska, Koordinatore nacionale për ndryshime klimatike, duke prezantuar draft tekstin, theksoi se progresi ynë drejt integrimeve evropiane do të vlerësohet sipas shkallës së transpozimit të kërkesave nga legjislacioni evropian.
 
“Bëmë një përshtatje me realitetin tonë dhe u përpoqëm të harmonizojmë veprimet, si në planin horizontal, ashtu edhe në atë vertikal, që do të thotë se u japim detyrim njësive të vetëqeverisjes vendore, sepse ato janë aktorët kryesorë të veprimeve përshtatëse.”, - theksoi koordinatorja nacionale për ndryshime klimatike, Teodora Obradoviç Gërçarovska.
 
Grëçarovska, konsideron se zbatimi i ligjit është i mundur vetëm nëse krijohet një department raportues shtesë në kuadër të një agjencie mjedisore. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU