Maqedoni
Manastir – Mexhitlija, rehabilitimi i plotë i rrugës 12 kilometërshe
23.03.2023 17:41
Me fillimin e rehabilitimit të rrugës shtetërore 12 kilometra me rëndësi ndërkombëtare Manastir-Mexhitlia...

Me fillimin e rehabilitimit të rrugës shtetërore 12 kilometra me rëndësi ndërkombëtare Manastir-Mexhitlia, në rajonin e Pellagonisë filloi cikli i shumë paralajmëruar infrastrukturor. Sot nuk bëhet fjalë për rrugë alternative, por për rrugë të reja që do të nxisin sa më shumë zhvillimin ekonomik të rajonit të Pellagonisë, theksuan ministri Boçvarski dhe drejtori i NP të Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi.
“Mbi të gjitha, rruga do t'i shërbejë sektorit të biznesit dhe qytetarëve. Po të kemi parasysh se kjo është një rrugë që na lidh me Republikën e Greqisë si e vetmja lidhje rrugore ndërkombëtare në këtë rajon të Pellagonisë, atëherë rëndësia është edhe më e madhe, sepse është edhe pjesë e korridorit rrugor të korridorit 10D.”, - deklaroi ministri i transportit dhe lidhjeve, Blagoj Boçvarski.
“Presim që deri në fund të korrikut, eventualishtt deri në shtator, kjo rrugë të përfundojë dhe me kualitet, në mënyrë që më pas qytetarët të lëvizin lirshëm në një rrugë të sigurt.”, - theksoi drejtori i NP të rrugëve shtetërore, Ejup Rustemi.
Ministri Boçvarski njoftoi se muajin e ardhshëm do të fillojë projekti më i madh infrastrukturor në rajonin e Pellagonisë, ndërtimi i autostradës Prilep-Manastir, që do të thotë se investimet në këtë rajon do të kalojnë 320 milionë euro.
SEDAT SELIMI
