Maqedoni
Shoqata e Gjykatësve mirëpret raportin e DASh-it për korrupsionin
23.03.2023 18:07
Shoqata e Gjykatësve mirëpret Raportin e departamentit të shtetit për vitin 2022...

Shoqata e Gjykatësve mirëpret Raportin e departamentit të shtetit për vitin 2022, për funksionimin e sistemit të drejtësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Faktet e konstatuara në lidhje me pavarësinë dhe autonominë e gjyqësorit, rastet e sjelljes së papërshtatshme në gjyqësor, presionin e papërshtatshëm politik dhe ekonomik, drejtësia afatgjatë, si dhe financimi dhe personeli joadekuat i gjyqësorit, të cilat pengojnë efikasitetin e gjykatësve dhe ndikojnë në besimin e opinionit në sundimin e ligjit, përputhen plotësisht me angazhimet e Shoqatës së Gjyqtarëve dhe me konkluzionet e Konferencës së shtatë Ndërkombëtare Gjyqësore të mbajtur më 2 dhe 3 nëntor të vitit të kaluar.
Këto konkluzione iu dorëzuan institucioneve përkatëse kombëtare, të cilat edhe njëherë i ftojmë që të punojnë së bashku në zbatimin e të njëjtave dhe vërejtjeve të theksuara në Raportin për vitin 2022, për të siguruar kushte adekuate për sundimin e ligjit dhe shtetit ligjor, thonë nga Shoqata e gjykatësve.
