Botë

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit

23.03.2023 19:42

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Mësohet se një kamion është përmbysur në rrugë...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Mësohet se një kamion është përmbysur në rrugë, ndërsa drejtuesi i tij ka humbur jetën. 
 
Kamioni ishte ngarkuar me lëndë drusore, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Fushë-Dukagjin. Kamioni ka prishur trafikndarësen dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës, duke u përplasur edhe me pjesën anësore të shkëmbit.
 
Zjarrfikësit dhe një grup personash kanë punuar për të nxjerrë nga kabina e kamionit drejtuesin e mjetit, 34-vjeçarin me inicialet J.K., banues në Fier.
 
Si pasojë e aksidentit të rëndë, njëri kah i Rrugës së Kombit në drejtim të Tiranës qëndroi i bllokuar për më shumë se 30 minuta, duke krijuar radhë të gjata kilometrike.