Maqedoni
Parahikimi i motit
24.03.2023 10:01
Moti sot do të jetë kryesisht me diell..

Për këtë të premte, deri në orët e mesditës qytetet në zonat e ulëat parashikohen të jenë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave ndërsa pasditja dhe mbrëmja pritet të shfaqin vranësirat e pakta në të gjithë territorin. Gjithashtu do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimorë.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 17 deri në 22°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 22°C.
