Maqedoni
Bekteshi: Nga java e ardhshme ulet çmimi i miellit
24.03.2023 11:25
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të ketë ulje të çmimit të miellit....

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të ketë ulje të çmimit të miellit.
“Sot u informova se nga java e ardhshme do të ketë ulje shtesë të çmimit të miellit nga prodhuesit tanë! Shteti jonë ka kompani me përgjegjësi shoqërore!”, shkruan Bekteshi në profilin e tij në facebook.
Ulja e çmimit të miellit vjen pas ngrirjes së çmimeve të produkteve bazë, që çoi në uljen e çmimit të bukës, makaronave, qumështit dhe produkteve të qumështit, vezëve dhe orizit.
