DAP: Shkarkoni versionin e aplikacionit TVSh-ja ime
Drejtoria e të ardhurave publike (DAP) njofton përdoruesit e aplikacionit “TVSh-ja ime”...

Drejtoria e të ardhurave publike (DAP) njofton përdoruesit e aplikacionit “TVSh-ja ime” se aplikacioni është përshtatur në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për rimbursimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar për personat fizik.
Nga DAP thonë se të gjithë përdoruesit e aplikacionit “TVSh-ja ime” do të duhet të shkarkojnë versionin e ri të aplikacionit nga Playstore, Appstore dhe Huawei Appgallery. Pagesat me shumën maksimale të rritur prej 2.100 denarë për përdorues për llogaritë e skanuara fiskale në tremujorin e parë të këtij viti do të kryhen në muajin maj. Sipas DAP, aplikacioni “TVSh-ja ime” aktualisht përdoret nga 523 mijë e 673 qytetarë dhe numri i përdoruesve të rinj po rritet çdo ditë. Deri tani qytetarëve u janë kthyer afër gjashtë miliardë denarë.
