Botë

Francë, një milion protestues kundër reformës pensionale

24.03.2023 12:13

Më shumë se 1 milion njerëz demonstruan në të gjithë Francën kundër reformës në sistemin e pensioneve....

Më shumë se 1 milion njerëz demonstruan në të gjithë Francën kundër reformës në sistemin e pensioneve. 
 
Në Paris, disa protestues që po mbanin maska të zeza u përplasën me policinë, pasi sulmuan të paktën dy restorante, një supermarket dhe një bankë. Policia, e goditur nga kokteje molotovi dhe sende të forta, përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një mjegull gazi lotsjellës mbuloi një pjesë të Pallatit të Operës, ku protestuesit u mblodhën në fund të marshimit. 
 
Sipas Ministrisë së Brendshme, ishin rreth njëmijë e 500 protestues të dhunshëm. Vetëm në Paris 119 mijë persona morën pjesë në protesta, një rekord për kryeqytetin në raport me protestat e mëparshme kundër reformës në sistemin e pensioneve. Dhuna pati edhe në qytetet tjera ku një ndërtesë administrative u sulmua, si dhe iu vu zjarri oborrit të komisariatit të policisë. Sipas sondazheve, shumica e francezëve e kundërshtojnë projektligjin e presidentit, Emmanuel Makron, për të rritur moshën e pensionit, nga 62 në 64 vjeç, gjë që ai thotë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë.