Maqedoni

Çairi dhe Saraji binjakëzohen me qytetin L-Islas

24.03.2023 14:15

Komuna e Çairit dhe ajo e Sarajit u binjakëzuan me komunën e L-Islas së Maltës...

Komuna e Çairit dhe ajo e Sarajit u binjakëzuan me komunën e L-Islas së Maltës. Kjo marrëveshje ka për qëllim shkëmbimin e përvojave ndërmjet banorëve të këtyre komunave dhe realizimin e programeve që do të promovojnë marrëdhënie më të forta mes tyre. Gjithashtu paralajmëruan investime dhe projekte të përbashkëta. 
 
“Ky bashkëpunim potencial është reciproke, sidomos në fushën e arsimit dhe kulturës, kur do t’i bëjmë aplikacionet për fondet e BE-së. Projektet do të jenë të rëndësishme për të dyja komunat për secilën komunë, pasi do të kemi mundësi të bashkëpunojmë në sfera të ndryshme dhe të implementojmë ligje evropiane.”, - deklaroi kryetari i Komunës së L-Isla-s, Klive Pulis. 
 
“Përmenda projekte dhe programe të përbashkëta mes komunës së Çairit dhe komunës së L-Islës. Gjithashtu edhe mes komunës së Sarajit dhe komunës së L-Islës. Pra, ato do të jenë e interes të përbashkët në fushën e zhvillimit lokal, efikasitetit energjetik, cilësisë së shërbimeve lokale, rinisë, sportit dhe arsimit.”, - theksoi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. 
 
“Duke pasur parasysh bartjen e përvojave nga një komunë, gjegjësisht shtet i konsoliduar në demokraci dhe zhvillim dhe besoj se është nder edhe për qytetarët e komunës tonë të shkëmbejnë përvoja, bashkëpunim me qytetarët e komunës së L-Islës.”, - u shpreh kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. 
 
L-Isla është qytet bregdetar në Maltë, me popullatë prej 2.700 banorë. 
 
ERSAN PAJAZITI