Maqedoni

Kultura kërkon paga më të mëdha

24.03.2023 14:33

Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore si dhe Agjencia për film...

Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore si dhe Agjencia për film, protestuan sot para Ministrisë së financave ku kërkuan paga më të mëdha. Sipas kryetarit të  kësaj organizate të sindikalistëve, Branko Kostovski, pagat e pothuajse 70% të të punësuarve në këto tri institucione janë nën pagën minimale në vend. Ndërsa dallimi i pagave të të punësuarve në pozita të njëjta në institucionet e kulturës është deri në 10 mijë denarë. Sipas tyre bëhet fjalë për afro 200 persona të prekur nga këto paga.
 
“Ne mbajmë një përgjegjësi serioze dhe kërkojmë një qasje serioze ndaj kërkesave tona. Shteti nuk mund të jetë për disa nënë dhe për të tjerët njerkë. Për këtë shkak inkurajojmë kolegët tanë nga ministritë e tjera që të na bashkohen dhe të luftojmë së bashku për atë që na takon. Administrata shtetërore nuk duhet të nënvlerësohet me asnjë kualifikim, por puna e saj duhet vlerësuar dhe pranuar. Angazhohemi për një administratë shtetërore të përgjegjshme dhe efikase, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bartës i proceseve të reformave që pasojnë.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës, Branko Kostovski.
 
Sipas numrit një i sindikalistëve të kulturës, këta tani më kanë gati Propozim-tekstin për marrëveshjen kolektive, i cili parasheh ngritjen objektive dhe korrekte të pagës për të punësuarit, për të cilin vitin e shkuar Ministria e Financave dha mendim negativ.  
 
SAFET ADEMI