Maqedoni

Kovaçevski me kërkesë ndaj autoriteteve bullgare: Respektoni të drejtat e maqedonasve tek ju

24.03.2023 14:48

Kryeministri Dimitar Kovaçevski kërkon nga Bullgaria që të njeh të drejtën e vetëpërcaktimit të komunitetit maqedonas....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski kërkon nga Bullgaria që të njeh të drejtën e vetëpërcaktimit të komunitetit maqedonas që jetojnë atje, të drejta që sipas shefit të ekzekutivit, i garantojnë aktvendimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe normat evropiane.
 
“Ekzistojnë dhe aktvendime të gjykatës për të drejtat e njeriut të cilat Bullgaria nuk i ka implementuar deri më sot dhe për këtë, u bëj ftesë autoriteteve bullgare që në pajtim me vendimet e gjykatës, normave të së drejtës evropiane për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, që edhe ata të mund të veprojnë, sepse bëhet fjalë për vend anëtarë të BE-së. Edhe njëherë bëj thirrje nga ana ime që  të respektohen të gjitha të drejtat e maqedonasve në Bullgari, ashtu siç respektohen tek ne të drejtat e të gjithë bashkësive etnike.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski. 
 
Shuarja e klubit “Ivan Mihajllov”, Gorgievski: Do të kërkojmë drejtësi në Bruksel
 
Ndërkohë edhe qytetarët e deklaruar bullgarë në vendin tonë të pakënaqur me kushtet që ua ofron shteti. Pas publikimit nga ana e regjistrit qendror për fshirjen e shoqatës “Ivan Mihajllov” nga sistemi,  paralajmërojnë ankimin në instanca të gjykatave ndërkombëtare.
 
“Kemi të drejtë në afat prej 30 ditësh ankesë dhe do të ankohemi dhe më pas do të shohim se si do të zhvillohen punët. Në fakt e dimë se Ministria e Drejtësisë do ta refuzojë ankesën tonë dhe do të vazhdojmë përmes rrugëve gjyqësore ta gjejmë drejtësinë. Nëse nuk kryejmë punë në RMV vazhdojmë në gjykatën për të drejtat e njeriut në Bruksel.”, - u shpreh Lupço Gorgievski nga Qendra kulturore “Ivan Mihajllov”. 
 
Arsyeja për mbylljen e funksionimit të kësaj shoqate është shkaku i ndryshimit të ligjit për formimin e shoqatave dhe fondacioneve, ndërkaq klubet bullgare vlerësojnë se ligji ka zbatim retroaktiv.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU