Maqedoni

Rinovohet klinika e Gastroenterohepalotogjisë, ShBA donon 400 mijë dollar për këtë qëllim

24.03.2023 15:10

Pacientët që do të kurohen në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë tani e tutje do të përfitojnë shërbime bashkëkohore mjekësore...

Pacientët që do të kurohen në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë tani  e tutje do të përfitojnë shërbime bashkëkohore mjekësore. Renovimi i katit të parë për kujdes intensiv është financuar nga ShBA- të me mbi 400 mijë dollarë. Kjo është përkrahje edhe për punonjësit që punojnë në kujdesin intensiv. 
 
“Ky është vetëm një kontribut, sepse në 10 vitet e fundit përmes Komandës Evropiane dhe Zyrës së Mbrojtjes dhe Bashkëpunimit kemi siguruar më shumë se 13.5 milionë dollarë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të këtij vendi.”, - deklaroi ambasadorja e ShBA-ve në RMV, Angela Aggeler. 
 
“Po punojmë njëkohësisht për  të përmirësuar kushte për trajtimin e pacientëve, modernizim të infrastrukturës, riorganizimin e përmirësimin e kushteve për punonjësit. Qëllimi im është që  qytetarët të marrin kujdesin që meritojnë,  të rikthehet besimi dhe të funksionojë sistemi.”, - theksoi ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
 
Edhe drejtoresha e Klinikës, Kalina Stardelova, potencoi se Klinika është e rinovuar nga themeli, me vendosje hidraulike, instalime elektrike, dysheme, pllaka dhe një sistem qendror ventilimi, oksigjen qendror të vendosur në çdo shtrat.
 
FLUTURA LATIFI