Maqedoni

Ngrirja e çmimeve, qytetaret: S’ka ndryshime të çmimeve

24.03.2023 15:47

Çmimet e ngrira nuk bëjnë shumë punë në buxhetin e familjes...

Çmimet e ngrira nuk bëjnë shumë punë në buxhetin e familjes. Qytetarët ankohen se në disa vende çmimet e produkteve ende nuk kanë ndryshuar, ndërsa besojnë se çmimet e produkteve të tjera duhet të ngrihen.
 
“Nuk di si t’ju them të drejtën, çmimet nuk i  ndjek fare, marr sa është, kaq.”, - tha një qytetar.
 
“Nuk i shikoj çmimet, pesë denarë - dhjetë denarë, nuk më thotë asgjë.”, - tha një qytetar tjetër.
 
“Aty shkruan 25 dhe më kanë paguar 35 denarë. I pyeta pse, gjoja nuk u ndryshuan çmimet. Ka nevojë për ngrirje të çmimeve, veçanërisht për mishin.”, - u shpreh një qytetar.
 
“Të ulen çmimet e mishit dhe të qumështit, nuk mbijetoj dot me pensionin tim.”, - u shpreh një qytetar tjetër.
 
“Të ulen çmimet që janë ulur, asgjë nuk është ulur.”, - tha një qytetar.
 
Kovaçevski: Bëhen analizat për të gjitha produktet
 
Kreu i shtetit thotë se po shqyrtohen të gjitha opsionet dhe po bëhen analiza dhe se nuk përjashtohet mundësia e ngrirjes së çmimeve të produkteve të tjera, por tregohet kujdes që të mos krijohet një çekuilibër në treg.
 
“Nuk mund të thuhet se mund të ketë një masë për një grup produktesh, sepse në çdo produkt ka artikuj, disa prej të cilëve prodhohen këtu, por një pjesë importohen. Prandaj, edhe kur shikon matjet, dihet se për cilat lloje buke është ngrirë çmimi. Po ashtu, kur flasim për makaronat, dihet se për cilat lloje të makaronave është ulur çmimi për 15 për qind dhe po aq për produktet e qumështit ku është ulur për 10 për qind.”, - deklaroi  kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Bekteshi: Nga java e ardhshme, ulje të çmimit të miellit
 
Ngrirja e fundit ndodhi këtë javë tek vezët dhe orizi. Gjithashtu edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, njofton se nga java e ardhshme do të ketë ulje të çmimit të miellit. Përmes një statusi në Facebook, ai ka treguar se shteti ka kompani me përgjegjësi shoqërore “Sot u informova se nga java e ardhshme do të ketë ulje shtesë të çmimit të miellit, nga prodhuesit tanë!”, shkruan Bekteshi në profilin e tij në facebook.
 
REJHANE BUSHI METAJ