Botë
Të paktën 13 të vdekur nga tornadot në SHBA
25.03.2023 14:23
Një tornado e fuqishme ka goditur Misisipin dhe Alabamën...

Një tornado e fuqishme ka goditur Misisipin dhe Alabamën, duke lënë të vdekur 23 persona në Misisipi. Stuhia e fuqishme ka shkatërruar ndërtesa dhe ka rrëzuar linja elektrike.
Më shumë persona besohet se janë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.Tornadoja ka lëvizur drejt disa shteteve jugore amerikane, autoritetet kanë paralajmëruar se në disa vende situata mund të jetë “kërcënuese për jetë”.
Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit konfirmoi se tornadoja ka shkatërruar disa pjesë në Misisipi. Në dy qyteza rurale të këtij shteti është raportuar se tornadoja ka arritur në 113 kilometra në orë dhe është nisur drejt Alabamës.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar alarm për stuhinë duke u bërë thirrje qytetarëve: “Për të mbrojtur jetën tuaj, strehohuni tani”.Sipas autoriteteve, të premten mbi 49 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike në Arkansas, Misisipi dhe Tenesi.
