Kuvend, Ligji për Vendim Pune me procedurë të shkurtër
Kuvendi Republikan, me shumicë votash ka miratuar nevojën që nëpërmjet procedurës së shkurt të miratojë Ligjin për Transformim në Marrëdhënie të Rregullta Pune...

Sipas zëvendësministrit të Financave, Adrian Xheladinit, ligji do të zgjidhë problemet e shumë qytetarëve që nuk i kanë të rregulluara marrëdhëniet e punës.

“Me këtë ligj rregullohet statusi i mijëra personave të cilët janë të angazhuar në bazë të marrëveshjeve për vollunterë, kontratave në vepër, marrëveshjeve autoriale, ose ndonjë lloj tjetër të marrëveshjes në organet shtetërore, institucionet nga sfera e kulturës, arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve të themeluara nga RM-ja dhe njësive të Vetëqeverisjes Lokale, si dhe ndërmarrjet publike, entet fondet të themeluara nga RM-së”- deklaroi zëvendësministri i Financave, Adrian Xheladini.
Kuvendi me procedurë të shkurtuar do të miratojë edhe Ligjin për Akademi të Gjykatësve, Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Këshillit Gjyqësor, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjin për Arsim të Lartë, si dhe plotësimet dhe ndryshimet në Ligjin për Pagesën e Kontributeve.
Ndryshimet në Ligjin për Kontributet do të përmbushin një kërkesë më të madhe të palëve që u dedikohet, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.

“Këto ligje kuvendi i miratoi gjatë sezonit të verës, kur për fat të keq nuk u zhvillua asnjë debat më i thellë nga palët që u dedikohet ligji. Ne si grup parlamentar i analizuam të gjitha vërejtjet për ligjin dhe zhvilluam konsulta më të thella me më shumë institucione shtetërore që kanë të bëjnë me këtë dhe vlerësojmë se këto propozim-ndryshime janë në drejtim të përmbushjes së një konsensusi më të madh shoqëror rreth rregullimit të kësaj fushe”- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.
Kuvendi ka angazhuar komisionet amë që të debatojnë për ligjet në fjalë, ndërsa të njëjtat do të kthehen në seancë plenare për miratim. (Naim Ramadani, TVM2)
