Botë

Vazhdojnë luftimet e ashpra në Bahmud, RMV do ti dërgojë 12 helikopterë Ukrainës

25.03.2023 15:51

Forcat ukrainase dhe ato ruse vazhojnë luftimet e ashpra në afërsi të qytetit lindor...

Forcat ukrainase dhe ato ruse vazhojnë luftimet e ashpra në afërsi të qytetit lindor ukrainas të Bahmudit. Focat ruse ka kryer 59 sulme në frontin përgjatë Bahmutit ka njoftuar ushtria ukrainase. Njoftohet për 16 civilë të vrarë dhe 59 të plagosur nga bombardimet ruse në tetë rajone të Ukrainës. Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar kundër ofenzivë, Por presidenti Zelensky tha se pret dërgesat e armëve nga partnerët.
 
“Ne presim municione nga partnerët tanë”, ka thënë Zelensky, duke vënë në dukje se rusët përdorin tri herë më shumë municione çdo ditë sesa përdorin forcat e Kievit.
 
ShBA-të dhe shtetet evropian vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën për tu mbrojtur nga sulmet ruse. Ndihmë ushtarake paralajmërohet edhe nga Maqedonai e Veriut. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka paralajmëruar se vendi do ti dërgojë Ukrianës 12 helikopterë ushtarak.
 
Vendimi pritet të merret nga ana e Qeverisë javën e ardhëshme. Ndërsa presidenti Bullgar Rumen Radev ka refuzuar që vendi i tij të jetë në mesin e vendeve evropiane që do të dërgojnë ndihmë ushtarake në tankse dhe helikopterë në Ukrainë.
 
Nga ana tjetër megjith raportet e mira mes Rusisë dhe Kinës, që u konfirmuan së fundmi me vizitën e presidentit kinez Xi Jingpin në Moskë, Pekini ende nuk ka dërguar mbështetje ushtarake në Moskë, thot presidenti amerikan Xho Bajden, I cili megjithate nuk e përjashton një mundësi të tillë. 
 
“Ne në mënyrë të theksuar i kemi zgjeruar aleancat tona. Nuk po e shoh të njejtën të ndodhë me Kinën dhe Rusinë, apo kedo tjetër në botë. NATO është më e fuqishme, sëbashku jemi të gjithë”, u shpreh presidenti i SHBA-ve, Xho Biden.  
 
Ndërkohë dhoma e poshtme e parlamentit rus ka propozuar ndalesë për punën e gjykatës ndërkombëtare penale në Rusi pas urdhëresës për arrestim të presidentit rus Vlladimir Putin, nën akuzën për krime lufte.
 
Noska zyrtare thot se çto përpjekje për arrestimin e Putinit, do të trajtohet si shpallje e luftës. Ukraina nuk është anëtare e gjykatës ndërkombëtare por Kievi e ka autorizuar për ndjekjen e krimeve në teritorin e sajë. 
 
REJHANE METAJ ZYBERI