Maqedoni
Tuneli në burgun e Idrizovës, Spasovski: Vazhdojnë hetimet
25.03.2023 16:35
Vazhdojnë hetimet për tunelin në burgun e Idrizovës...

Vazhdojnë hetimet për tunelin në burgun e Idrizovës thon misnitri i brendëshëm Oliver Spasovski. Sipas tij MPB para dy muajsh kishte njohuri për organizimin e arratisjes nga Burgu. Në këtë proces, siç thot misniri përveç MPB-së ka qenë e përfshirë edhe Agjencia e Siguri Kombëtare dhe është ngritur shkalla e sigurisë nëpër burgje. Po kërkohet edhe involmimi i të punësuarve.
“Gjithçka që bie në ato masa hetimore, duke siguruar dëshmi, po punohet në bashkëpunim me prokurorin publik, për krim të organizuar dhe gjithsesi ky do të ejtë një rast gjithpërfshirës në të cilin duhe dë shmuar edh epjesmarrja e të punësuarve në institucionet e burgut”, u shpreh ministri i punëve të Brendëshme, Oliver Spasovski.
Për burgjet është kopetente Misnitria e drejtësisë dhe drejtoria për zbatimin e sanksioneve the Spasovski, duke shtuar se megjithate MPB qëndron në gatishmëri të këtyre isntitucioeve. Njëherit ai theksoi se nuk mun të jep më shum detaje pasi hetimet janë në rrjedhë e sipër.
“Dimë më shum detaje nga hetimet por nuk mund të njoftojmë publikisht për momentin pasi mund të dëmtohen hetimet. E di se është mire dhe ka interesim të opinionit por hetimet megjithate duhet ti shuvillojmë në kuadër të institucioneve e jo nëpëmjet mediave dhe opinionit”, theksoi Spasovski.
Sipas njoftimeve të policisë, tuneli ka qenë I gjatë rreth 40 metra, me diametër 80 centimetra. Siç është bërë e ditur tetë të dënuar me burg të rëndë, me muaj kanë gërmuar tunelin për t`u arratisur nga Burgu i Idrizovës.
Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar, 250 të burgosur janë arratisur nga burgjet. Pjesa më e madhe e tyre kanë shfrytëzuar fundjavë të lirë dhe nuk janë kthyer për të vuajtur dënimin.
MERLA ISMAILI
