Maqedoni
Kuvend, veb faqja pre e sulmit kibernetike
25.03.2023 16:53
Veb faqja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka qenë pre e sulmeve kibernetike...

Veb faqja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka qenë pre e sulmeve kibernetike, kanë bërë të ditur nga Kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi.
Por nga kabineti i Xhaferit theksojnë se web faqja është rikthyer, por për momentin në të nuk kanë qasje personat jashtë Maqedonisë së Veriut.
“Informojmë se faqja e internetit e Kuvendit është kthyer në funksion Në përputhje me informacionet e personave ekspertë përgjegjës bëhet fjalë për atak nga jashtë (Flood atack) respektivisht atak me shumë koneksione të ueb faqes pasojë e të cilës është pamundësia e qasjes në faqen e internetit. Për momentin është pamundësuar qasje në ueb faqe nga adresat e jashtme por është në dispozicion për përdoruesit vendorë. Në ndërkohë, nëpunësit përgjegjës do e përcjellin gjendjen dhe sapo të konstatohet se është sigurt, qasja për përdoruesit nga jashtë vendit do të mundësohet”, thonë nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit.
