Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese përplasin partitë, LSDM: deputetë të VMRO-së pro ndryshimeve
25.03.2023 17:11
Ndryshimet kushtetuese përplasin sërish partitë politike duke vënë në lojë deputetët...

Ndryshimet kushtetuese përplasin sërish partitë politike duke vënë në lojë deputetët e njërës dhe partisë tjetër. LSDM thotë se një pjesë e deputetëve të opozitës do t’iu bashkangjitet ndryshimeve të kushtetutës, ndërkohë që Mickoski po përpiqet të zbraps nga vetja këtë tension.
“Hristijan Mickoski dhe VMRO – DPMNE po përpiqen që nëpërmjet kunjave dhe komunikimeve të rreme të heqin trysninë nga pjesa më e madhe e deputetëve të tij. Besoj që kur të hyj procesi në kuvend, do të bindeni se të gjith deputetët e shumicës parlamentare, përfshi një pjesë të madhe të deputetëve të opozitës do të jenë pro me argument dhe qëndrime për ndryshimet kushtetuese”, u shpreh deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.
VMRO: Kovaçevski nuk arrin të bind deputetët e tij
Ndërkohë nga VMRO – DPMNE me kundër akuza se deputetët të LSDM-së kanë kundërshtuar Kovaçevskin që të bëhen pjesë e ndryshimeve kushtetuese duke refuzuar kështu të nënshkruajnë dokument të përbashkët për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë.
“Kovaçevski dhe Zeçeviq nuk kanë mundur të kontrollojnë grupin e deputetëve dhe pas informacioneve që ne plasuam për tre deputetë nga rradhët e LSD-së nga njësia e parë dhe e dytë zgjedhore, të cilët nuk pajtohen me ndryshimet e tilla kushtetuese dhe për gjashtë deputetët nga brendia e vendit, për të cilët politika e tillë e LSD-së është puna më e keqe që ata mund ta bëjnë, Kovaçevski ka thirur kordinim me deputetët për ti bindur se kjo është forma e vetme që LSD mund të mbijetojë edhe ndonjë muaj në pushtet”, theksoi zëdhënësja e VMRO – DPMNE-së, Marija Miteva.
BDI: Deputetë të VMRO-së, me orientim pro europian
BDI konsideron se pikërisht në VMRO ka deputetë të cilët janë pro frontin europian.
“Shqetësuese janë deklaratat pa ekuivoke të liderëve të opozitës kundër integrimit europian dhe refuzimi i ndihmës nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Në VMRO DPMNE ka forca europiane që nuk identifikohen me pikëpamjet e liderëve të tyre aktual dhe nuk duan të përsërisin të njëjtat gabime kur ata qëndruan në anën e gabuar,” thuhet në kumtesën e integristëve.
Nga BDI edhe njëherë kanë ftuar të gjitha partitë që ti bashkangjiten këtij fronti të cilin sipas tyre e mbështesin edhe qytetarët.
MERAL ISMAILI
