Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, Selmani: Nuk kemi kohë për të humbur, e as plan "B"
25.03.2023 18:05
Maqedonia e veriut nuk ka kohë për të humbur sa i përket fillimit të procesit...

Maqedonia e veriut nuk ka kohë për të humbur sa i përket fillimit të procesit për ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të ndodhin deri në nëntor, e as plan "B" i cili mund ta nxjerr nga situate.
Kështu vlerëson eksperti juridik Bashkim Selmani, sipas të cilit nëse nuk arrihet consensus për këto ndryshime Kushtetuese ,atëherë RMV do të marrë një kahje tjetër.Në këtë proces,partitë shqiptare duhet të jënë syhapur ,porosity Selmani.
“Afatet janë të afatizuara ,e tha edhe Z.Borel se nuk do të ketë plan "B "për Maqedonië e Veriut, nëse nuk do të ketë ndryshime kushtetuese dhe kjo nënkupton se Maqedonia e veriut ,është e detyruar të bëjë dhe plotësojë ndryshimet kushtetuese. Nga ana tjetër,me futjen e bullgarëve si element kushtetues detyrimisht këtu duhet edhe pala shqiptare të krijojë ose të ketë një strategji për të mbrojtur edhe autoktoninë e shqiptarëve”, u shpreh eksperti juridik Bashkim Selmani.
Ndryshimet e shpeshta që ka pësuar Kushtetuta e vendit deri më tani ,kanë ndodhur pikërisht si pasojë e ngurtësisë së sajë ,duke mos njohur nacionalitetet e tjera.Selmani potencon mungesën e seriozitetit politik dhe institucianal për ta çuar vendin para në proceset aderuese.
“Maqedonia dhe partitë politike siç duket nuk e kanë seriozitetin për ta aderuar RMV-në në Bashkimin Evropian ,përkundrazi janë të interesuar për ti mbrojtur interesat e tyre ,poashtu edhe një mundësi me të cilën në kontinuitet nuk kanë dhënë ndonjë llogari sa I përket korrupsionit dhe krimit të orgnizuar”, theksoi Selmani.
Në bazë të Kushtetutës së RMV-së propozim për inicimin e ndryshimit të Kushtetutës mund të paraqesin Presidenti i Republikës, Qeveria, së paku 30 deputetë ose 150.000 qytetarë. Ndërkaq ,vendim për ndryshimin e Kushtetutës e merr Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
FLORIJE BELULI KAMBERI
