Maqedoni
O.H Kalliri i Mirësisë pako ushqimore për muajin e Ramazanit
25.03.2023 18:23
Me fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, organizata të ndryshme humanitare...

Me fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, organizata të ndryshme humanitare në vend kanë filluar përgatitjet për të ndihmuar familjet skamnore, të pastrehët dhe jetimët. OH Kalliri i Mirësisë një akt të tillë tash më e ka bërë tradicionale. Shpërndarja e rreth 2000 pakove ushqimore, shtimi i iftareve për skamnorët, furnizimi me rrobe për fëmijë janë disa nga projektet shtesë të kësaj organizate.
“Organizata humanitare si cdo vit edhe këtë vitë ka marë pregaditjet e saj gjatë muajit të ramazanit. Ne kuadër të kësaj o.h vec se ka siguruar diku rreth 2000 pako ushqimore, pastaj kemi siguruar edhe artikuj në veshëmbathje për fëmijët jetim, gjithashtu edhe pako për festën e bajramit. Poashtu gjatë muajit të Ramazanit do të organizojmë edhe disa iftare. Iftarin e parë e kemi ditën e hënë, me fëmijët jetim edhe me skamnor të cilët janë të regjistruar në organizatën tonë”, u shpreh kryetari i O.H. Kalliri i Mirësisë, Nexhat Lika.
Megjithatë, nuk është vetëm kjo organizatë që po ndihmon ata në nevojë. Në të vërtetë, ka shumë organizata dhe individë që po bëjnë përpjekje të mëdha për të ndihmuar në këtë muaj të shenjtë. Disa organizata kanë ngritur qendra të ushqimit që ofrojnë ushqime falas për ata që nuk kanë mundësi për t'u ushqyer si duhet.
Ndërkohë, individët po japin kontributin e tyre nëpërmjet dhurimit të ushqimit dhe rroba për ata që kanë nevojë.
SEDAT SELIMI
