Maqedoni
Ahmeti mbledh kryesië paretiake, diskutohet ideja për frontin evropian
25.03.2023 18:59
Kryesia qëndrore e Bashkimit Demokratik për Integrim është mbledhur në Reçicë të vogël...

Kryesia qëndrore e Bashkimit Demokratik për Integrim është mbledhur në Reçicë të vogël për të diskutuar rreth idesë së liderit të kësaja partie Ali Ahmeti për frontin Evropina. Zv. Kryeministrini i parë Artan Grupi tha se BDI i fton të gjitha forcat politike në kuvend që ti bashkangjiten këtij fronti, me qëllim që të arrihen ndryshimet kushtetuese.
“Pres që të flasim për fronitn Evropina,një inciativ e z. Ahmetit, dhe ta zgjasim dorën,të gjitha forcave politike në kuvend,për tju bashkangjitur këtij froni evropina e në vecanti opozitës maqedonase dhe të ndërtojm sot strategjin për ndryshimet kushtetuese.Sot pres që BDI-ja ti prinë këtij procesi bashkë me të gjitha forcat evropiane,dhe pas diskutimit te gjitha temave dhe stabilizimit të qeverisë,nënshrimi i koridorit 8 tani sfida e radhës është ndryshimet kushtetuese”, u shpreh zv/kryeministri i parë, Artan Grupi.
Qytetarët presin që ta koncentrojmë të gjith energjinë për ta orientuar shtetin drejt BE-së, ka dekalruar zëdhënësi I BDI-së, njëherit edhe misnitër I jahstëm Bujar Osmani.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe pjestarët e grupit të zjarrit përfshi nënkryetarin e kësaj partie Izet Mexhiti. I pyetur rreth përplasjeve Brenda BDI-së zv. Kryeministri Grupi tha se çdo njëri që e konsideron si lider Ali Ahemtin e ka vendin në BDI.
“Unë mendoj se partia është e unifikuar,rreth zoti Ahemeti ai është lideri i vetmi i këtij subjekti politik por edhe i shqiptarve në vend, dhe kushë e konsideron si lider zotin Ahemti,e ka vendin këtu”, theksoi Grubi.
Sa u përket pretendimeve të VMORO-se, se një deputet ka kërkaur para për të votuar për ndryshimet kushtetuese, Grubi tha se përgjigjen në këtë pyetje duhet ta jap VMRO-DPMNE-ja, por shprehu bindjen e tij se nuk ka deputet shqiptar që kushtëzon ndryshimet kushtetuese.
VISAR SADIKI
