Botë

Francë, sërish protesta të dhunshme

25.03.2023 20:05

Forcat e sigurisë së Francës sërish janë përleshur me protestuesit të shtunën...

Forcat e sigurisë së Francës sërish janë përleshur me protestuesit të shtunën, pasi ata tentuan të ndalnin ndërtimin e një rezervuari për industrinë e agrikulturës në jugperëndim të shtetit.
 
Skenat e dhunshme midis protestuesve dhe forcave të rendit në perëndim të Francës, ndodhën pas disa ditësh protesta të dhunshme mbarëkombëtare lidhur me reformën në pensione të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.Në protestën e 25 marsit morën pjesë të paktën 6.000 persona, thanë autoritetet lokale, ndërkaq organizatorët thanë se ishin rreth 25.000 demonstrues.
 
Autoritetet thanë se “të paktën 1.000” protestues të dhunshëm, përfshirë edhe disa nga Italia, ishin pjesëmarrës në protestë.Policia tha se ka arrestuar 11 persona, të cilëve iu gjetën armë të ftohta, por edhe mjete shpërthyese.
 
Në Francë, lëvizja protestuese kundër reformës në pension është shndërruar në krizën më të madhe të brendshme të mandatit të dytë në Macronit, teksa për çdo ditë ka përleshje në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera franceze mes policisë dhe protestuesve.