Maqedoni
Filloi llogaritja verore e kohës, akrepat e orës lëvizën një orë përpara
26.03.2023 13:15
Prej sot ka filluar llogaritja verore e kohës, me çrast akrepat e orës kanë lëvizur 60 minuta para.,,

Ndërrimi i orës ndodh në orën 2 pas mesnatës, kur akrepat në ora 3. Kjo llogaritje e kohës do të na shoqerojë deri të dielën e fundit të Tetorit ku akrepat do të shkojnë sërish 60 minuta prapa.Me orën e re dita do të jetë më e gjatë.
Ndryshimi i orës u prezantua në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe aleatët e saj në atë kohë, me qëllim që të kursenin përdorimin e qymyrit.
Në Europë, Komisioni Europian e hoqi detyrimin për vendet anëtare për të ndryshuar orën, një vendim që duhet të hynte në fuqi në vitin 2021, por për shkak të pandemive dhe mjaft burokracive, vendimi nuk ka marrë ende fuqi ligjore.
Sipas vendimit, secili vend do ta vendosë në mënyrë të pavarur nëse do ta ndryshojë apo jo orën.
