Botë

Viktima nga shpërthimi i fabrikës së çokollatës në Pensilvani

26.03.2023 15:05

Tre persona humbën jetën në një shpërthim që ndodhi në një fabrikë çokollate...

Tre persona humbën jetën në një shpërthim që ndodhi në një fabrikë çokollate në Pensilvani dhe katër janë të zhdukur, njoftuan sot autoritetet lokale.

Ekipet e shpëtimit duke përdorur qen dhe pajisje regjistrimi filluan të kërkojnë rrënojat disa orë pas shpërthimit, raporton AP.

Shefi i policisë së distriktit West Riding, Wayne Holben tha se numri i të vdekurve u rrit kur një trup i tretë i pajetë u zbulua në rrënojat e fabrikës mbrëmë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 17:00 të së shtunës në fabrikën “RM Palmer”, raporton Reuters.

Shkaku i aksidentit është ende duke u hetuar. Kryebashkiaku i West Reading Borough, Samantha Kag tha se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa e zhvendosi ndërtesën jashtë fabrikës, ku ndodhet kisha dhe apartamentet, ngjitur me të.